ANEMIA

Anemia, nje ç'rregullim i gjakut, i përfaqësuar nga ulje e hemoglobines, numrit te eritrociteve apo të dyja bashkë. 
Kjo si pasojë e humbjes së madhe, shkatërrimit që mbizotëron prodhimin apo prodhim i ulet i tyre në sëmundje që prekin shpesh palcën kockore. 

SIMPTOMAT E PERGJITHSHME:

1. Frymëmarrje sipërfaqësore
2. Zbehje dhe marrje mëndsh
3. Aritmi dhe lodhje
4. Dhimbje gjymtyrësh apo mpirje, njihet ndryshe si restless legs.

 Pse ndodh anemia? Pse ndodh ta ndeshim kaq shumë, por më së shumti tek gratë fertile? 
Kemi disa lloje te ndryshme anemish, por me së shumti hasim anemine mikrocitike nga mungesa e hekurit. Arsyeja më e shpeshtë është humbja e madhe e gjakut si pasojë e menstruacioneve me fluks të shtuar, menstruacione që zgjasin shumë në

kohë apo të ç'rregullta dhe  cikli zgjat më pak se 28-35 ditë. Hasje të tjera janë në shtatzani si pasojë e përdorimit të tij nga fetusi, në gjakderdhje intenstinale në sëmundje të ndryshme të zorrëve dhe stomakut.
 Në disa raste, para se të ndeshim aneminë e mirëfilltë (me uljen e eritrociteve dhe hemoglobines) do ndeshim ulje të ferritinemisë e cila përfaqëson depot e hekurit. 
Hekuri është një ndër përbërësit kryesore të gjakut ndaj nëse ne paraprijmë anemine ferriprive duke stabilizuar hekurin atëherë do parandalojmë një sërë mekanizmash kompensatore që vetë trupi tenton të krijojë duke parandaluar gjithë simptomatikat pasuese.
 Dozimi i hekurit që do marrim, cilado forme qofte ajo tablete/bustine/flakon do të bëhet duke konsultuar rastin tuaj specifik.

               

Një formë tjetër e anemisë është ajo nga mungesa e vitaminës B12

dhe folateve dhe ndryshon tërësisht në analiza dhe trajtim nga anemia ferriprive. E hasim shpesh në raste të atrofive të stomakut, në heqje pjesërisht të stomakut apo sëmundje gastrointenstinale inflamatore apo autoimune të ndryshme (Crohn disease, diabeti tipit 1, gastriti kronik etj) 


Trajtimi bëhet pasi të jemi konsultuar për analizat, sëmundshmërinë shoqëruese, moshën me anë të vitaminës B12 dhe acidit Folik në doza të personalizuara sipas pacientit.

 
SIMTPOMAT NË KËTË TIP ANEMIE: 


1. NAUZE/TË VJELLA
2. MUNGESË ENERGJIE
3. PICKIME NË DUAR DHE KËMBË
4. ARITMI DHE RRAHJE TË SHPESHTA ZEMRE.
5. DIARRE
6. IRRITABILITET DHE ULJE E URISË.

 

Si ta diagnostikoj anemine ? 


Për të kuptuar llojin e anemisë na duhet fillimisht të bisedojmë për sëmundjet, stilin e jetës dhe të ushqyerit, trashëgiminë e anemive të trashëgueshme dhe të kryejmë analizat e mëposhtme: 
1. Gjak komplet dhe formulë që na drejton në disa lloje të anemive ku mund te porosisim me tej analizat e mëposhtme
2. Ferritine
3  sideremi 
4. TIBC
5. b12
6. folate
7. elektroforeze e hemoglobines

Cdo pacient është i ndryshëm dhe duhet trajtuar ndryshe, ndaj nuk ecim me teorinë se one size fits all :) 

Back to blog