ROSACEA
Share
Rosacea është një sëmundje kronike e lëkurës që prek fytyrën. Ajo shfaqet me skuqje të vazhdueshme, ndjesi djegieje, puçrra të ngjashme me aknet, enë të zgjeruara të gjakut dhe ndonjëherë edhe trashje të lëkurës. Është më e zakonshme pas moshës 30 vjeç dhe te personat me lëkurë të hapur dhe të ndjeshme.
Simptomat kryesore
- Skuqje që nuk largohet, sidomos në faqe, hundë dhe ballë
- Djegie, kruarje apo ndjeshmëri në lëkurë
- Puçrra të vogla, nganjëherë me majë të bardhë
- Enë gjaku të dukshme në sipërfaqe
- Në disa raste, skuqje dhe djegie
Shkaktarët kryesorë përfshijnë:
- Reagim i tepruar i sistemit imunitar
- Ndjeshmëri ndaj nxehtësisë dhe rrezeve UV
- Prania e lartë e një paraziti të lëkurës (Demodex)
- Stresi, alkooli, ushqimet pikante, produktet kozmetike irrituese
- Trashëgimia familjare
Kujdesi i përditshëm (bazë për çdo trajtim):
Pastrues për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë me rosacea:
Marie Fresh Soothing Cleanser – pastron butësisht pa e dëmtuar barrierën e lëkurës; ideal për lëkurë të irrituar dhe me skuqje
Pharmaceris A Puri-Sensilium Foam – shkumë ultra e butë me efekt qetësues për lëkurë hiperreaktive
Hidratim i përditshëm:
Froika A-R Cream – formulë për lëkurë me rosacea dhe kuperoza; zvogëlon skuqjen dhe qetëson menjëherë.
Froika Rich Cream - ofron hidratim ekstra sa here te ndjeni tejskuqje, acarime dhe lekure te terhequr.
Mbrojtje nga dielli (shumë e rëndësishme në rosacea):
Froika Suncare SPF50+ për lëkurë hipersensitive – pa aromë, pa alkol, me mbrojtje të lartë UVA/UVB
Froika Premium Sun SPF50+ – me teksturë të plotë dhe përbërës qetësues, ideal për lëkurë të ndjeshme ose me tendencë rosacea