Shampo dermatologjike për kontrollin dhe parandalimin e zbokthit nga dermatiti seborreik në lëkurën e kokës me kruarje, irritim dhe skuqje.
Froika DS Dandruff Shampoo pastron butësisht, redukton zbokthin që nga përdorimi i parë dhe ndihmon në balancimin e mikrobiomës së skalpit, pa e tharë apo irrituar atë. Formulë pa SLS/SLES dhe pa parfum, e përshtatshme edhe për skalpin e ndjeshëm.
Aplikoni në flokë të lagur, masazhoni butësisht në skalp dhe lëreni të veprojë për 2–3 minuta.
Shpëlajeni mirë.
Përdoreni 2–3 herë në javë gjatë fazës aktive dhe më rrallë për mirëmbajtje.
• Heq zbokthin e thatë dhe të yndyrshëm
• Kontrollon shkakun mikrobial (Malassezia furfur) që shkakton zbokthin
• Qetëson kruarjen dhe irritimin e skalpit
•Rregullon sekrecionin e yndyrës dhe rikthen ndjesinë e freskisë
• Mban ekuilibrin natyral të lëkurës së kokës pa e dëmtuar barrierën e saj
Piroctone Olamine, Climbazole, Capryloyl Glycine – veprim antifungal dhe antimikrobial
Niacinamide & Panthenol – qetësojnë dhe përmirësojnë hidratimin e skalpit
Zinc PCA – kontrollon yndyrën dhe redukton inflamacionin
Prebiotikë (Inulin) – ruajnë ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës