Shampo dermatologjike e krijuar për trajtimin dhe kujdesin e flokëve me zbokth, kruarje, yndyrë apo skuqje të skalpit. E përshtatshme edhe për përdorim në rastet e dermatitit seborrheik, psoriazës apo lëkurës së ndjeshme të kokës.
Aplikohet në flokë të lagur dhe masazhohet butësisht në skalp.
Lëre të veprojë për 3–5 minuta.
Shpëlaje mirë.
Përdoret 2-3 herë në javë ose sipas rekomandimit të dermatologut.
Heq zbokthin dhe parandalon shfaqjen e tij.
Qetëson kruarjen dhe acarimin e skalpit.
Ka veprim kundër yndyrës së tepërt.
Ofron mbrojtje antimikrobiale dhe antifungale, pa tharë lëkurën.
Përmirëson strukturën e flokëve dhe i lë të butë e të pastër.
Zinc Pyrithione – veprim antifungal dhe antibakterial, efektiv kundër zbokthit.
Piroctone Olamine – kundër kërpudhave që shkaktojnë zbokthin.
Panthenol (Provitamina B5) – hidraton dhe qetëson skalpin.
Ekstrakte bimore – ndihmojnë në reduktimin e irritimeve dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të lëkurës.