Ultrasun Mineral Baby (SPF 50) është një krem dielli mineral i butë, i zhvilluar posaçërisht për bebe dhe lëkurë shumë të ndjeshme. Formula ofron mbrojtje të lartë me spektër të gjerë UVA dhe UVB, duke përdorur vetëm filtra mineralë, ndërsa ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm, si rrezatimi infra i kuq dhe drita blu. Formula pa aromë, hipoalergjike dhe me përthithje të shpejtë e bën ideal për lëkurë delikate.
Aplikoni një sasi të bollshme 15-30 minuta para ekspozimit në diell. Përhapeni produktin në një drejtim dhe shmangni lëvizjet rrethore gjatë aplikimit. Riaplikojeni pas notit, djersitjes ose tharjes me peshqir. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë dhe rrobat. Mbajini bebet dhe fëmijët e vegjël larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit sa herë që është e mundur.
- Mbron maksimalisht lëkuren delikate të bebeve që në ditën e parë të jetës.
- SPF50 me filtra 100% mineralë (fizikë) për mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- Ndihmon në mbrojtjen edhe ndaj Infrared-A (IRA), Blue Light dhe ndotjes së mjedisit falë kompleksit Infraguard®.
- Me Lipex PreAct™, i pasur natyrshëm me antioksidantë që ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës.
- Formulë 100% me përbërës me origjinë natyrale.
- Pa parfum dhe hipoalergjik, i përshtatshëm për lëkurën shumë të ndjeshme të bebeve dhe fëmijëve.
- Rezistent ndaj ujit, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi yndyrore.
- Nuk irriton sytë dhe është krijuar posaçërisht për përdorim tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Përbërësit kryesorë:
- Zinc Oxide (filtër mineral UVA/UVB)
- Titanium Dioxide (mbrojtje UVA/UVB dhe Blue Light)
- Infraguard®
- Lipex PreAct™
- Vitaminë E (Tocopherol)
- Vaj i farave të lulediellit
- Glicerinë