Ultrasun Face Fluid Anti-Pigmentation SPF50+ është një fluid shumë i lehtë i zhvilluar për lëkurë të ndjeshme dhe me tendencë ndaj njollave pigmentare. Formula kombinon mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe Blue Light me Cybright G®, një ekstrakt natyral nga alga Rainbow, i përdorur për të ndihmuar në reduktimin gradual të njollave ekzistuese dhe në kufizimin e formimit të njollave të reja të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Përthithet shpejt, nuk bllokon poret dhe është ideale për përdorim të përditshëm, edhe si bazë nën makijazh.
Mund të aplikohet si pjesë e rutinës tuaj të përditshëm të kujdesit për lëkurën.
Aplikoni në lëkurë të pastër dhe të thatë 15 minuta para ekspozimit në diell. Masazhojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte dhe lëreni të përthithet para se të aplikoni produkte të tjera për kujdesin e lëkurës sipër.
Filtra UV-Uvinul A Plus, Uvinul T150, Tinosorb A2B, Tinosorb S.
Jokomedogjenik.
Ultra i lehtë.
Rezistent ndaj ujit.
I përshtatshëm për lëkurë ultra të ndjeshme.
Përbërësit kryesorë:
- Cybright G® (ekstrakt i algës Rainbow)
- Antioksidantë
- Glicerinë
- Vitaminë E (Tocopheryl Acetate)
- Ekstrakt Magnolia Officinalis
- Filtra modernë UVA/UVB me spektër të gjerë.